Librazhd/ Basha: Krimi e droga në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme, Rama e braktis popullin sa merr pushtetin

0
152

Para drejtuesve të strukturave në Librazhd dhe Përrenjas, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se shteti e ka marrë në dorë krimi dhe trafikanatët.

Basha  deklaroi se opozita do të bëjë çdo përpjekeje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por sipas tij, në një kohën kur  s’ka mbajtur asnjë premtim,  varfëria është rritur përballja e ndershme me qytetarët do të ishte fatale për qeverinë dhe e kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha:Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve.”

Situata e rëndë ekonomike ishte kryefjala e bashkëbisedimit në Përrenjas.  Që prej ditës së parë që është ulur në karrigen e kryeministrit, tha Basha, Edi Rama u ka shërbyer vetëm kriminelëve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët.

Lulzim Basha:  “Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë përse kemi ardhur në këtë gjendje. E dinë që Edi Rama i ka braktisur që ditën që mori pushtetin. Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrige mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë Kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtor të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderave i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”.

Droga dhe bandat kriminale sipas Bashës, jan  janë pjesë e planit të  kryemisnitrit   për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here