Tymi në majë, ç’po ndodh në qytetin e Pogradecit? (FOTO)

0
1146

“Gërdec në Pogradec”, kështu ka shkruar një qytetar pranë JOQ, duke iu referuar disa pamjeve të marra në qytetin e bukur të Pogradecit. Natyra vazhdon të dëmtohet edhe më tepër dhe askush me pushtet nuk reagon, madje kur i përball me faktet bëjnë sikur nuk shohin.

Përshëndetje JOQ! Sot ishim në një ekskursion dhe pamë këtë tymin e madh që dilte nga afër Pogradecit dhe kur zbritëm në qytet na thanë që është një fabrikë e cila bën paleta. Merr torfë, një lloj dheu, dhe e përzien me mbetjet e naftës, duke krijuar kështu një ndotje të paparë nga tymi i zi që del prej saj. Interesante është që në qytet nuk duket tymi, vetëm kur e sheh nga lart. Gjynah për këtë dëm që po i bëjnë këtij qyteti se është shumë i bukur”, përfundoi qytetari.

Sa fabrika të tilla mund të ketë në gjithë vendin, të cilat krijojnë një ndotje që nuk llogaritet?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here