Kanabis-ushtri/ Tritan Shehu pro Manjanit: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

0
168

Ish-­deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu mbështet propozimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për futjen e ushtrisë në goditjen e kanabisit.

Sipas Shehut karabinierët në Itali si pjesë e Forcave të Armatosura janë shumë aktivë në goditjen e trafikut të drogës. Ndërkohë sot ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli doli kundër këtij propozimi.

DEKLARATA E TRITAN SHEHUT

USHTRIA, SI PJESE E SHTETIT KUNDER KANABISIT. Nga Ministria e Mbrojtjes sot deklarohet se FA dhe permendja e tyre jane “ceshtje serioze”! DAKORT, JANE SHUME “SERIOZE”, ASHTU SIC ESHTE E TILLE DHE SIGURIA E STABILITETI I VENDIT. Por po kaq “serioze” eshte e kultivimi masiv i kanabisit te ne me pasojat e tij: forcimi i grupeve kriminale, pasurimi i tyre, kriminalizimi i institucioneve, shkaterrimi i ekonomise legale, demtimi masiv i shendetit te qytetareve, etj.

KETO KANE TE BEJNE ME DESTABILIZIMIN E VENDIT, PRA ME CENIMIN E SIGURISE SONE KOMBETARE. Ushtria jone eshte perdorur me te drejte edhe per pastrime te territorit a dicka te ngjashme!! Mos valle te tilla perfshirje kane qene me “serioze” se lufta e sotme me kanabisin e krimin?!

FORCA ME AKTIVE NE ITALI KUNDER KRIMIT E LUFTES ME TRAFIQET ESHTE KARABINERIA, QE ESHTE PJESE E FA DHE VARET NGA MINISTRIA E MBROJTJES. Ky model duhet implementuar edhe te ne! Pra le t’i leme aresyetimet jo produktive dhe te mobilizojme te gjitha institucionet e strukturat e mundeshme per te perballuar kete “gjendje te jashtezakoneshme” te krijuar, pikerisht nga mos funksionimi i atyre qe duhej ta ndalonin e perballonin ate, perpara se te jete teper vone per te gjithe shoqerine. PSE JO, MUND TE SHPALLET EDHE GJENDJA E JASHTEZAKONESHME NDAJ KETIJ FENOMENI TRAGJIK. Askush nuk mund ta konsideroje vehten te pa perfshire tashme, qe nga KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here