Fier/ Polici i dehur alarmon banorët duke qëlluar me armë

0
210

Një efektiv policie i burgut të Fierit, u arrestua nga forcat e rendit për prishje të qetësisë publike.

Në pranga përfundoi Sadjol Kardhashi, 24 vjeç, banuese në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në lagjen “Sheq i Madh”, nën efektin e alkoolit, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë. U sekuestrua arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here