Njerëzit që u martuan me objekte nga më të çuditshmet (Foto)

0
216

Keni dëgjuar për dashurinë ndaj objekteve? Është një sindromë e cila bën që njerëzit të bien në dashuri me objekte dhe i identifikojnë ato si gjini, u japin emër dhe kanë marrëdhënie me to.

Kështu janë këta 5 njerëz më poshtë,  ata u martuan me objekte dhe gjëra!

Gruaja që u martua me Murin e Berlinit

Eija-Riitta Berliner-Mauer, mbiemri i së cilës do thotë Muri i Berlinit në gjuhën gjermane. Ajo u martua me Murin e Berlinit më 1979, pasi u diagnostikua me sindromën e quajtur Seksualiteti-Objektiv. Ajo tha se u dashurua me strukturën e murit kur e pa për herë të parë në TV kur ishte në moshën shtatë vjeçare. Ajo i referohet murit si “ai”, dhe përkundër faktit që është e virgjër, ajo thotë se ka një marrëdhënie përplot dashuri me murin, transmeton GazetaExpress.

Një njeri u martua me një personazh nga një video-lojë

Një njeri i quajtur Saloo u martua me Nene Anegasaki. Nene jeton brenda video-lojës së Nintendo DS, e quajtur “Love Plus”. Martesa e tij ishte një ngjarje e qetë, e mbajtur para një audience dhe e transmetuar tek një audiencë tjetër virtuale.

Një grua u martua me një Roller Coaster

 Amy Wolfe Weber është nga Pensylvania dhe është e martuar me një Roller Coaster (slitë). Ajo thotë se ra në dashuri me të në moshën 13-vjeçare.

Një grua u martua me kullën e Ejfelit

Erika Eiffel ka pasur dashuri ndaj objekteve qysh kur ishte e vogël. Ajo është dashuruar në këtë kullë si e re dhe thotë se është dashuria e jetës së saj.

Një aktore e Bollywood u martua me një lis

Aishwarya Rai mori pjesë në një ritual të lashtë indian, në të cilin nusja martohet shpirtërisht me një lis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here