“Lulet Plastike”/ Robert Ndrenika rikthehet në film

0
213

Filmi pas premierës së djeshme do të dërgohet edhe në festivalet ndërkombëtare të filmave

Dalja në kinema e një filmi shqiptar gjithnjë përbën një lajm të mirë në ngjarjet kulturore, por kur protagonist është Robert Ndrenika, ai merr edhe më shumë vëmendje. Është skenaristi dhe për herë të parë edhe në detyrën e regjisorit, Ylljet Aliçka, që rikthen ikonën e kinemasë shqip, në filmin me titull “Lulet Plastike”. Skenari është ndërtuar mbi tregimin “Çifti” i shkruar nga vetë regjisori, një rrëfim që buron nga jeta reale. Xhirimet janë realizuar në Tiranë dhe Shën Gjergj. Në këtë të fundit, prania e Robert Ndrenikës përbëri një ngjarje të pazakontë për fshatin. Protagonistë e tjerë që i japin zë dhe figurë personazheve në libër janë Zana Prifti, Gent Hazizi apo Elia Zaharia. Pas premierës së djeshme në kinema “Imperial”, skenaristi dhe regjisori Ylljet Aliçka “Lulet Plastike” do ta çojë edhe në festivalet ndërkombëtare të filmave.

Robert Ndrenika

Robert Ndrenika është një aktor shqiptar. Ai është emërua Artist i Popullit në vitin 1988 [1]. Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here