Arrestohet serbi që kërcënoi me granatë para Qeverisë në Beograd, do hidhte veten në erë

0
142

Policia serbe thotë se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar se do të shpërthejë dy granata dore jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Personi është arrestuar në orët e para të së shtunës, pas disa orësh negociatash me policinë, njofton AP. Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë është bllokuar për trafik.

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar me makinën e tij te ndërtesa e Qeverisë dhe ka thënë se do ta hedhë veten në erë. Sipas medias shtetërore serbe, ky person ka të kaluar kriminale dhe ka kërkuar të bisedojë me zyrtarë policorë që janë përgjegjës për rastin e tij. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që ndodhet në Nish me ministrat e tij, ka thënë se situata ishte e rrezikshme dhe në një moment ky person kishte hequr siguresat e granatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here