Vrau me thikë djalin e xhaxhait te dera e shtëpisë, prokuroria kërkon burg përjetë për Granit Shehun i cili është ende në kërkim

0
152

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Granit Shehut, i cili në 17 shtator të 2015 ka vrarë me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Sipas organit të akuzës, bëhet me dije se autori është gjykuar dhe hetuar në të njëjtën kohë në mungesë, pasi rezulton i shpallur në kërkim dhe ende nuk ka përfunduar në prangat e policisë. Ky i fundit akuzohet se, ka vrarë me paramendim djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehu,i cili mbante detyrën inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Sipas prokurorit të çështjes, i akuzuari e ka qëlluar plot 12 herë me thikë viktimën tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur. Madje pas ngjarjes, është tentuar që plagët e shkaktuara me thikë të deklarohen në spital sikur janë shkaktuar nga kafshimet e një qeni. Kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj Granit Shehut pritet të kthehet në 35 vjet heqje lirie, pasi ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar. Sipas fakteve të renditura nga prokurori, i akuzuari për këtë krim e ka qëlluar plot 12 herë me thikë viktimën në pragun e banesës së këtij të fundit, duke i shkaktuar vdekjen. Dëshmitarë okularë, të afërm të viktimës dhe autorit të dyshuar kanë treguar se fillimisht dy kushërinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi autori e akuzonte viktimën se vajza e tij i kishte marrë një sasi lekësh në banesë, konflikt i cili degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasoje Milazim Shehu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Hetimet

Ngjarja ndodhi me 16 shtator të vitit të kaluar, kur pas një konflikti për shkaqe banale s dy kushërinjtë janë konfliktuar me njeriu-tjetrin. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre. Organi i akuzës bën me dije se në sajë të veprimeve hetimore ka rezultuar se në datë 16.09.2015, rreth orës 18.00 në Rr.“Horizonti” të Bashkisë Kamëz, shtetasi Milazim Shehu është goditur nga shtetasi Granit Shehu, djali i xhaxhait të tij ku, ky fundit e ka goditur disa here me mjete te forta dhe prerëse Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur ne rrugën ndërmjet dy portave të shtëpive të këtyre shtetasve dhe me pas Milazim Shehu është transportuar nga familjarët e tij në spital atje ku ka humbur edhe jetën. Ndërsa pas krimit, Granit Shehu është larguar duke u shmangur hetimeve. Autori i vrasjes u shpall në kërkim nga policia, ndërsa ende nuk është arrestuar. Kushërinjtë me origjinë nga Kukësi kishin shtëpitë afër njëri-tjetrit në zonën e Kamzës. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja e viktimës pretendon se zënka për paratë ishte thjesht një pretekst, por në dëshminë e saj nuk deklaron se për çfarë arsyeje është kryer krimi. Gjithashtu sipas organit të akuzës, gjatë marrjes në pyetje të shtetases Vilma Shehu, bashkëshortja e të ndjerit pretendon se sebep i sherrit ka qene pasi Granit ka thëne se vajza, Gresa i ka vjedhur 12.000 lekë dhe sipas saj, këtë gjë e ka thëne Graniti qëllimisht që të konfliktohet me Milazimin dhe më pas për ta vrarë atë. Sipas saj, se cila ka qenë arsyeja që e ka bërë këtë veprim nuk ka asnjë dijeni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here