Dhimbje! Sot i thonë Kulla por për ne është Sahati

0
198

Nga Alba Kepi/

Dhimbje!

Sot i thonë Kulla por për ne është Sahati.

Sahati nuk është Kulla e orës, por dashuria e kohës.
Sahati është koha e Dashurisë!
Sahati është vendtakimi i të dashuruarve para uljes tek stoli i tyre!
Sahati është pikëpuqja e besimtarëve para faljes në xhaminë me të nëjtin emër të ndërtuesit të saj.
Sahati është banaku i punës i usta Tufinës pa të cilin nuk pjesatojmë dot ditën.
Sahati është sofra mes miqsh duke dëgjuar këngët e Kasemit.
Sahati është kafja e pushimit pas orëve të gjata në bilbliotekë.
Sahati është kufiri i xhiros së fundit në bulevard para se të puthemi.
Sahati është libri i ndaluar nën bluzën e mikut që ta ka sjellë nga jashtë.
Sahati është gëzimi i tifozit pas fitores në derbin me Partizonin.
Sahati është qetësia e një pasdite kur këmbët të dridhen e kokën ngre lart e lutesh,
Sahati është tavolina e punës së një misioni që ke nisur,
Sahati është amaneti i qytetit, është buzëqeshja e ijes me merhamonin e bardhë si bora e Dajtit.
Sahati është tundja e kokës së tates që nuk i vë kurrë shulin portës.
Sahati është poezia e parë e poetit të ri por dhe kryevepra e shkrimtarit më me emer.
Sahati është thirrja kunder sistemit e ultrasve, ne shkallet e stadiumit.
Sahati është liria kundër diktaturës e mafias!
Sahati është makina e nuses që oshëtin rrugët nga gëzimi.
Sahati është darka e beqarve para se të vishet dhëdërr.
Sahati është paja e goces.
Sahati është hëna, hëna e asaj cope qielli qe ke mbi kokë e që po iu prek orbita shkatërron të gjitha ligjet gjeofizike me tokën.
Dikur e quanim Sahati sot i thërrasin Kullë.
Sahatin, litari e zinxhiret që e lidhën nuk do e njohin kurrë.
Mbi lakun që i varet në fyt rëndon dhe pesha jonë e heshtjes, që ashtu tinëz po i shpejton marrjen e frymës së fundit.

Kemi mbetur të varur pas Kullës e jemi të gjithë fajtorë!

P.S rFajtorë! #tirana #kulla #pakohe
Rispostim!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here