Diber/ Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari

0
182

Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në makinë.

Policia sqaron se ka ndaluar automjetin tip Opel DI 48 83 A, që drejtohej nga shtetasi Jetmir Basha, 28 vjeç, banues në Deshat të Njësisë Administrative Kastriot. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “TT”, me 8 fishekë.

“Shërbimet e Policisë Dibër bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në aksin rrugor rural Kastriot-Peshkopi  një shtetas po qarkullonte  për në drejtim të qytetit të Peshkopisë me automjetin e tij dhe me armë zjarri me vete, menjëherë kanë organizuar një pikë kontrolli në  këtë aks rrugor. Në përfundim të veprimeve të para proceduriale është bërë arrestimi në flagrancë i  shtetasit Jetmir Basha për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe e municionit”, parashikuar nga  neni 278 i Kodit Penal.”

Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale si dhe të arsyes së lëvizjes me armë pa leje në drejtim të qytetit të Peshkopisë.

14697241_10209123782365384_1733633450_odibra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here