Denoncimi i prindërve të një 24-vjeçareje: La fëmijën dhe ra pre e trafikantëve

0
177

Një 24-vjeçare në rrethana ende të paqarta ka braktisur foshnjën e saj dhe është largua nga qendra e rehabilitimit ku ishte strehuar, duke rënë ‘pre’ e trafikantëve të drogës dhe prostitucionit. Familjarët e të resë Brikena Beqiri kanë humbur kontaktet me të prej 6 muajsh kur ajo foli për herë të fundit me ta nga Turqia. Të ftuar në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, çifti i të moshuarve, Shaqe dhe Faik Beqiri apelon për ndihmë.

INTERVISTA

Zonja Shaqe ju jeni nëna e 3 fëmijëve. Do doja të dija nëse pyetet për djalin që donte goca?
Nena: Na erdhi një vajzë në shtëpi, disa herë. Vajza thoshte se ajo është nusja e xhaxhait të burrit të saj. Ajo ndenji rreth një muaj. Ajo tregoi se: ‘Do iki në Turqi, se ka bërë aksident burri’. Ajo gruaja, ikte dhe vinte. Ai person nuk pranonte që të vinte në shtëpi.
Po si e pranuat këtë fakt ju ?
Ajo thoshte se me Vladimir Toçin kam fëmijë. Pasi iku në Turqi, ajo iku në Itali.

Ju nuk pyetët fare për familjen e djalit?
Babai: Po cilin të pyesim? Qiellin? Vajza na gënjente. ‘Ky është burri im tha’. Po në rregull i thamë. Ajo gënjente e thoshte: “Ka bërë aksident”. I thash ‘ik shikoje’. Ndenji 1 muaj e gjysmë. Më tha se flet nga Turqia, por ajo ishte në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here