Zaimi: Patronazhimi skemë shantazhi, njerëzit kanë frikë të dëshmojnë se u dihet emri e adresa

0
87

Studiuesi dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi i ftuar në Tempora  në RTV Ora, u shpreh se ka pasur 3 elementë që e kanë karakterizuar këtë proces zgjedhor: ka qenë vjedhja, shantazhi dhe blerja e votës.

Zaimi: Ka pasur 3 elementë që e kanë karakterizuar këtë proces zgjedhor: ka qenë vjedhja, shantazhi dhe blerja e votës. Ne jemi duke vëzhguar gjithë materialet filmike për të gjitha qarqet. Video që ne kemi sjellë ku duket një person që shënon fletët e votimit, nuk është nga Shqipëria.

Para zgjedhjeve u publikua një listë me të dhënat e shqiptarëve që ishin private dhe që kishin pas një patronazhit. Ajo skemë është e mirëfilltë shantazhi dhe frike. Nëse një person dëshmon se jam duke bërë një krim dhe mendon se mund ta gjejë emrin dhe adresën ku ai jeton, trembet të veprojë. Unë mendoj se është një skemë frikësimi për të dëshmuar për ngjarje të tilla. Ky është një skandal i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here