Ndahet nga jeta autori i njohur italian Dario Fo në moshën 90 vjeçare

0
176

Dario Fo, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë vdiq mbrëmjen e shkuar në moshën 90-vjeçare në spitalin Sacco të Milanos. “Me ikjen nga jeta të Dario Fo-së, Italia humbi një prej protagonistëve më të mëdhenj të teatrit, të kulturës dhe jetës civile të vendit tonë”, tha kryeministri italian Matteo Renzi. “Satira e tij, kërkimi dhe puna në skenë, aktivitetet e tij të gjithanshme artistike, janë trashëgimi e paçmueshme e një italiani për botën.”

Autori i “Mistero qesharak” fitoi çmimin Nobel në vitin 1997. Tre vite më parë ai kishte humbur bashkëshorten e tij Franca Rame, me të cilën kishte të përbashkët karrierën artistike dhe pasionet politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here