Krimet e Komunizmit, PD rezolutë në Kuvend: Të zbardhen torturat dhe ekzekutimet e klerit shqiptar

0
138

– Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë ku kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar. Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Sipas PD, nisma synon të zbardhen krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dhe ekzekutimet e tyre. “Kjo nismë e Partisë Demokratike synon gjithashtu nxitjen e hulumtive të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ezkekutimet e tyre”, thuhet në njoftimin e PD. Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 nëntor, ditë kur Vatikani bën lumturimin e martirëve të klerit katolik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here