Vijojnë sulmet ajrore ruse mbi Aleppo, 25 viktima

0
134

Avionët rusë kanë vijuar sulmet ajrore mbi zonat e marra peng nga rebelët në Aleppo, në atë që aktivistët thonë se është bombardimi më i madh i ditëve të fundit.

Të paktën 25 persona raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë edhe fëmijë. Bombardimi vjen pas një periudhe qetësie të kërkuar nga qeveria siriane, për t’i dhënë mundësi civilëve të largohen nga zonat e marra peng nga rebelët në lindje të qytetit. Por që prej fundit të armëpushimit të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, Aleppo i është nënshtruar sulmeve intensive ajrore. Këto sulme vijnë në të njëjtën kohë kur Presidenti rus Vladimir Putin anulloi vizitën e tij të planifikuar në Francë.

Presidenti Hollande deklaroi se zyrtarët rusë mund të përballen me akuzën e krimeve të luftës për bombardimet në Aleppo, akuzë të cilën Moska e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme.

Organizata e ndihmës Mjekët pa Kufinj deklaroi të martën se tashmë kanë mbetur vetëm 11 ambulanca funksionale në qytet, pasi 5 prej tyre ishin goditur nga bombat dhe 8 të tjera kishin mungesa në pajisje dhe ishin pjesërisht të dëmtuara.

Ndërkohë media shtetërore siriane raportoi se për shkak të sulmeve rebele në zonat e kontrolluara nga qeveria, janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur 14 të tjerë. Përpjekjet diplomatike për të ringjallur armëpushimin nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Aleppo mund të përballet me shkatërrim total në harkun kohor të 2 muajve. Javën e kaluar, Rusia vendosi veton në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, të hartuar nga Franca, ku kërkohej fundi i bombardimeve në Aleppo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here