Hapet Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, fokusi tek marrëdhëniet shqiptaro- serbe

0
163

Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, ku politikanë dhe ekspertë nga rajoni dhe Evropa do të diskutojnë nëse demokracia do t’i mbijetojë ose jo krizave aktuale në botë, filloi sot në kryeqytetin serb. Forumi, që organizohet nga Fondi i Beogradit për Ekselencat Politike, Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, do të vazhdojë deri të premten dhe do të përpiqet të shqyrtojë sfidat me të cilat po përballen Evropa, rajoni dhe Serbia si kriza e migrantëve, Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë. Ngjarja kryesore e konferencës do të jetë dialogu për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabiliteti i Evropës Juglindore, me praninë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç dhe të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here