Panariti: Fermerët do kenë mbështetjen e qeverisë për zgjerimin e aktivitetit

0
152

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nga Mamurrasi siguroi dje fermerët në të gjithë vendin për mbështetje nga ana e qeverisë për zgjerimin e aktivitetit të tyre prodhues. Ai vizitoi sipërfaqen prej 17 ha vreshta dhe kantinën e verës “Jahja” në Mamurras, ku e cilësoi atë si të parametrave bashkohore. Falë inisiativës së sipërmarrësit, tha ai, kemi një prodhim model nga varietetet më të përzgjedhura. “Vera “Jahja”, e prodhuar me varietete të larmishme është tashmë e njohur, ndërsa ka arritur lidhjen e kontratave me shumë restorante dhe tregje”, tha Panariti. “Kjo zonë e jashtëzakonshme ka nevojë për më tepër kapacitete prodhuese dhe sipërmarrësi dëshiron t’i japë perspektivë edhe 80 ha të tjerë. Jemi këtu për t’a ndihmuar që të fillojë investimin me një pikë grumbullimi dhe një kantinë vere”, deklaroi Panariti. Mamurrasi, vijoi ministri, është një zonë gjeografike ideale, afër qendrave të mëdha urbane të vendit. “Infrastruktura është përmirësuar. Mbetet sfidë rritja e prodhimit bujqësor. Ne synojmë që asnjë copë tokë të mos mbetet pa punuar, duke bashkëpunuar ngushtë me fermerët”, u shpreh Panariti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here