Deficiti tregtar i Shqipërisë me Serbinë, gati pesëfish

0
168
epa04483848 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) give a press conference in Belgrade, Serbia, 10 November 2014. The Albanian Premier arrived in Belgrade for a two-day official visit; the first by an Albanian prime minister in 67 years. EPA/ARMANDO BABANI

Serbia gjatë vitit 2015 ka eksportuar në Shqipëri mallra që kapin vlerën e 91,8 milionë eurove, ndërsa ka importuar nga Shqipëria mallra me vlerë 18 milionë euro. Që i bie se Serbia ka eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë pesë fish më shumë se vlerë e atyre që ka importuar nga Shqipëria.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2016 shkëmbimi tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë ka arritur vlerën e 77,8 milionë eurove, raporton Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Serbisë, vlera e mallrave që Serbia ka eksportuar në Shqipëri është 60,5 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave që Serbia ka importuar nga Shqipëria kap 17,3 milionë euro.

Forumi serbo-shqiptar i biznesit do të mbahet më 14 tetor në Nish nën patronazhin e kryeministrave të të dy vendeve – Aleksandar Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Në Dhomën Ekonomike të Serbisë këtë takim e quajnë historik, meqë për herë të parë zhvillohet një takim i këtij formati midis dy vendeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here