Kukës/ Kapen me 25 kg kanabis në bagazhin e makinës, pranga 4 persona

0
167

Policia e Kukësit ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 25 kilogramë kanabis sativa në bagazhin e një makine, ndërsa arrestoi katër persona, ndërkohë që dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Policia sqaron se “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në drejtim të Kukësit, po lëviznin dy automjete, me targa AA 768 MU dhe AA 368 HD, njëra pas tjetrës dhe se në njërin prej automjeteve mund të kishte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku është bërë e mundur ndalimi i automjeteve sëbashku me 6 persona. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me targa AA 368 HD, me drejtues mjeti shtetasin Jetmir Dega, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”

Të arrestuarit

Sipas policisë operacioni i koduar “Eklips” u zhvillua më datën 5 tetor ku u arrestuan:

-Jetmir Dega, 29 vjeç , banues në Tiranë.

-Agron Çakrri, 37 vjeç, banues në Tropojë.

-Sajmir Muça, 38 vjeç, banues në Tropojë.

-Erlind Pali, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Dy ndiqen në gjendje të lirë

Si dhe i dy shtetasëve të mëposhtëm, por që pas vendimit të Gjykatës këta dy shtetas do ndiqen në gjendje të lirë dhe konkretisht:

S.M., 53 vjeç, banues në Tropojë.

P.M, 47 vjeç, banues në Tropojë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 25 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa

– automjetet tip “Fiat”, me targa AA 368 HD, dhe tip “Benz”, me targa AA768 MU .

Më datë 07.10.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për katër persona dhe masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për dy të tjerët

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here