Durrës/ Djali plagos babain me armë zjarri. Policia: Person me precedent penal në fushën e narkotikëve

0
198

Kur nuk kishin kaluar as 24 orë nga atentati ku mbeten të plagosur 2 persona mes tyre dhe djali i një efektivi policie, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit. Një konflikt brenda familjes për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi djali ka plagosur me armë zjarri babain e tij. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se shtetasi M.M, 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri babain e tij, N.M.51 vjeç. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes babë e bir. Mësohet se ky i fundit në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri, në këmbë babain e tij. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia nëpërmjet një njoftimi për mediat. Në deklaratën e policisë thuhej: “Më datë 06.10.2016, në banesë, në lagjen Nr.16, Durrës është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N.M.51 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë bëre të mundur identifikimin e autorit. Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta që i dëmtuari ka pasur me djalin e tij shtetasin M.M. 25 vjeç. Ky I fundit në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri, në këmbë babain e tij me një pistoletë të kalibrit të vogël. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve. Policia po punon për kapjen e autorit, konkretisht shtetasin M.M”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here