“LISTA”, partia e re e Blushit pozicionohet në qendër, detajet nga takimi i grupit nismëtar

0
236

“Lista” quhet partia që do të krijojë ish-deputeti i PS Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi. Nismëtarët e kësaj partie kanë zhvilluar një takim të zgjeruar dje pasdite me pjesëmarrjen e grupit organizator dhe mbështetësve të tyre.
Lajmërimet për këtë takim gjysmë të fshehtë ishin bërë përmes kontakteve miqësore të anëtarëve të grupit nismëtar, ndërsa mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. Në hyrje të sallës së Muzeut Kombëtar, secili shkruante emrin, qytetin nga vinte, numrin e telefonit dhe adresën e email-it.

Gjate takimit te mbeshtetesve te "LISTA"
Gjate takimit te mbeshtetesve te “LISTA”

Një grup të rinjsh që kujdeseshin për mbarëvajtjen e takimit, mundoheshin të filtronin çdo person që hynte për të marrë pjesë në këtë prezantim, raporton “Panorama”.

Deputetët Hafizi dhe Blushi kanë prezantuar statutin dhe programin e “Listës” duke kërkuar edhe sugjerime nga të pranishmit, rreth 200 të rinj dhe të reja, socialistë të thjeshtë, por dhe ishanëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Gjatë takimit të djeshëm, deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka deklaruar se largohet nga kjo parti për të qenë pjesë e partisë së re që ajo bashkë me miq dhe mbështetës do të krijojnë.

blushi

“Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e Partisë Socialiste”, mësohet se ka deklaruar deputetja Hafizi, gjatë takimit të djeshëm. Mësohet se partia e re do të zyrtarizohet deri më 10 nëntor.

Pak ditë më parë, deputeti Ben Blushi deklaroi zyrtarisht largimin nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte prej gati 20 vitesh. Dhe këtë e bëri me një letër publike, ku theksonte se shkelja e premtimit elektoral dhe lejimi i importit të mbetjeve nga Kryeministri Rama ishin shkaqet kryesore të vendimit të tij.

PROGRAMI

“Lista” pozicionohet si parti e qendrës, e cila nuk ndjek asnjë ideologji, por zgjidhje në interesin publik. “‘Lista’ e përcakton veten si një organizatë politike e qendrës, që beson se zgjidhjet janë më të rëndësishme se ideologjia. Interesi publik dhe mbrojtja e tij është ideologjia e kësaj ‘Liste’”, thuhet në programin e partisë së re.

Barazia gjinore do të zbatohet te “Lista” dhe nuk do të ketë asnjë paragjykim. “Kjo ‘Listë’ mbështet dhe zbaton parimet e barazisë gjinore. Kjo ‘Listë’ nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, moshës, përkatësisë fetare apo statusit politik e social”, thuhet në programin e partisë së re. Mendimi ndryshe do të pranohet dhe nxitet në këtë parti.

“Kjo ‘Listë’ do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj”, thuhet në programin e partisë së re “Lista” që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. “Lista” do të ketë dhe kufizim të mandateve. Personat e zgjedhur nuk do të kenë të drejtë të mbajnë më shumë se dy mandate në të gjitha nivelet e përfaqësimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here