Trafiku i qenieve njerëzore fenomen në rritje, Jaku: Me rëndësi procedimi i trafikantëve

0
164

Në Lezhë rastet e trafikut të qënieve njerëzore kanë angazhuar Prefekturën të  mbledhë në një tryezë të gjithë organizmat vendorë të angazhuar në luftën ndaj fenomenit. Krahas analizimit të situatës në takim u evidentuan edhe mënyrat si duhet vepruar për të parandaluar çdo rast të mundshëm.

Institucioni i Prefektit në Lezhë ka thirrur në tryeze të gjithe aktorët e luftës ndaj trafikut të qënieve njerëzore, ndërsa vëmendja është fokusuar tek ndryshimi i taktikës së grupeve kriminale.

Sekretari i Përgjithshem i Prefekturës, Altin Jaku, thotë se është e rëndësishme trajtimi i personave që bëhen pjesë e trafikut si dhe proçedimi penal i trafikantëve.

Altin Jaku: Duke parë kushtet nëse mund të punësohen apo jo, duke u kujdesur për personin për ta çuar në qendrat që janë të përcaktuara për kujdesin ndaj tyre, si dhe duke ndihmuar për përmirësimin e jetesës në vazhdimësi.

 Shërbimi Social ka sjellë në vëmendje situatën, ndërsa përfaqësuesit e policisë së shtetit kanë deklaruar se rastet janë minimizuar ndjeshëm.

“Vetëm një vajzë kemi pasur me të cilën jemi marrë gjatë, është stabilizuar në një qendër në Tiranë”.

“Është edhe parandalimi, ajo që thatë zoti Sekretar, edhe i rasteve, mospasjes së rasteve të theksuara gjatë këtyre viteve”

Tryeza teknike mbi trafikimin e qënieve njerëzore në qarkun e Lezhës, krahas analizimit të situatës ka evidentuar edhe problematikën e shfaqur si dhe mënyrat për t’i zgjidhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here