25-vjetori i rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, Hill: Mbani Premtimet, respektoni marrëveshjet!

0
172

25 vjetori i rihapjes së Ambasadës amerikane u përkujtua të hënën në një ceremoni solemne të mbajtur në selinë diplomatike në Tiranë. Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit amerikan që ishte shpalosur në vitin 1991 nga Ambasadori i parë i SHBA në Shqipërinë post-komuniste, Christofer Hill, ndërsa të pranishëm ishin udhëheqës të Shqipërisë dhe diplomatë të lartë të SHBA ndër vite.

Flamuri amerikan që u valëvit mbi tokën shqiptare në tetorin e vitit 1991 u shpalos sërish për të përkujtuar 25 vjetorin e Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila shënoi edhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pas 40 viteve komunizëm.

Ishte Christofer Hill, përfaqësuesi i parë i SHBA në Shqipëri që parapriu me ngritjen ceremoniale të flamurit, aktivitetit të mbajtur me këtë rast në selinë diplomatike, ku ishin bërë bashkë përfaqësuesit më të lartë të shtetit e politikës shqiptare ndër vite.

Duke u kthyer tek ajo ditë, 25 vjet më parë, Hill kujtoi me emocione kërkesën e një shqiptari në derën e dikurshme të Ambasadës, që SHBA të mos e lërë më kurrë Shqipërinë.

Dhe duke e konsideruar këtë premtim të mbajtur, Hill kërkoi që Shqipëria të respektojë pjesën e saj të marrëveshjes.

Hill: Ne e kemi mbajtur premtimin tonë, tani është koha juaj që të mbani dhe respektoni pjesën tuaj, që të punoni më mirë me ne dhe njëri-tjetrin.

Hill falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët shqiptarë të cilët iu gjendën pranë ato ditë që rezultuan vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa deklaroi se edhe pse e la Shqipërinë çerek shekulli më parë, Shqipëria nuk e la kurrë atë.

Hill: Shqipëria ka qenë gjithmonë në zemrën time.Kur Presidenti Nishani më dha Medaljen e Skëndërbeut, e vendosa aty ku i takon, pranë zemrës.

Presidenti Bujar Nishani tha se Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e tyre dhe populli amerikan, janë miqtë më të çmuar e të sinqertë të shqiptarëve dhe si shembull më domethënës të aleancës dhe parneritetit strategjik veçoi pavarësinë e Kosovës.

Nishani: Shembulli më domethënës është çlirimi dhe fitimi i pavarësisë së Kosovës për të qenë një vend i pavarur, pa qenë nevoja të përmendim mbështetjen ndaj Shqipërisë që në hapat e saj të para të pavarësisë e deri tek anëtarësimi ynë i merituar në NATO, apo përkrahja e vazhdueshme për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe konsoliduar demokracinë tonë të re dhe institucionet e pavarura dhe kushtetuese.

Ambasadori italian ndodhej në ceremoni për të dorëzuar një detaj historik, stemën e legatës amerikane në Tiranë e cila ishte ruajtur për gati 40 vjet në godinën ku sot ndodhet Ambasada amerikane, por që deri vitin 1991 shërbente si seli e përfaqësuesisë diplomatike të Italisë.

4123

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here