Apple thoshte se iPhone 7 është i dizajnuar me ‘jetëgjatësinë më të mirë të baterisë se në çdo celular që është lansuar ndonjëherë’.
Por një rishikim i ri nga Which? ka gjetur se iPhone 7 është në fakt më i keqi, krahasuar me tre rivalët e tij Android – Galaxy S7, HTC 10 dhe LG G5.
Pasi u testuan, kompania gjeti se bateria e iPhone 7 mbetet shumë prapa rivalëve të tij, sidomos gjatë përdorimit të 3G.
Më i miri sa i përket baterisë doli të ishte HTC 10.