‘Kam një problem të rëndë, kërkojnë të më eleminojnë fizikisht!’ Kryeministri Rama bllokon transmetimin ‘live’

0
386

Një deklaratë e parapritur gjatë transmetimit live të takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët e bashkisë së Maliqit, ka bërë që regjia të ndërpresë për pak çaste lidhjen direkte me televizionet.

“Kam një problem shumë të rëndë, kërkojnë të më eleminojnë fizikisht!’, ky ka qenë rrëfimi i një burri në bisedë me kryeministrin Edi Rama. Mirëpo regjia e kryeministrit bllokon transmetimin ‘’Live’’, duke bërë që edhe televizionet, që marrin pamjet nga kjo regji, të ndërprisnin gjithçka. Ky që shihni në foto është burri që denoncoi problemin me tokën dhe karburantin dhe në fund u dëgjua nga kryeministri vetëm fjala: ‘Të shohim nëse do zgjidhim edhe këtë’’

‘’Kam një problem shumë të rëndë. Kërkojnë të më eleminojnë fizikisht. Petrit Kupja me shokë, komuna Libonik, s’më nxirrnin titull pronësie, për karburant. Të gjitha gjykatat, po i bie shkurt…(Këtu ndërpritet sinjali).”, rrëfeu burri. (Pas rikthimit të sinjalit), Një banor tjetër (i cili transmetohet i plotë): Nga kryqëzimi Libonik, nuk ka trotuar deri këtu, ka pleq ka fëmijë…

Rama: Jam i vetëdijshëm, ka plot zona, plot segmente kur nuk kanë ndodh asgjë, shumë njerëz mund të thonë, po mirë mo unë votova për Rilindjen dhe nuk po ndodh asgjë. Ne po ecim hap pas hapi, E kemi marrë me themel dhe e kemi marrë nga koka dhe jo nga këmbët. Nëse ne bëjmë sheshin e Korçës dhe Maliqit, kjo është t’i bësh gjërat me radhë dhe patjetër që duhet të vijë dhe te ju. Se filloi dhe shiu dhe s’dua t’u mbaj më gjatë se do thoni mirë që trotuarin s’e bëri po na mban dhe në shi. Sa fëmijë ke? I ke bërë të gjithë njëherësh?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here