“Dosja Shyqyri Çobo”/ Ish-gjyqtari i Beratit “prish” seancën gjyqësore, kërkon ballafaqim me gruan të cilës i kërkoi lidhje intime

0
120

Çobo akuzon prokurorinë: “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”. Ai pretendon se prokuroria, me qëllim denigrimin e figurës së tij ka shtrembëruar kontekstet e mesazheve telefonike.

 

Besar Bajraktaraj

 

Gjyqtari i Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo vijon të përballet me drejtësinë shqiptare pasi akuzohet për korrupsion pasiv, pasi i kërkoi lidhje intime nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave një gruaje, të cilën ai po e gjykonte në një proces civil për divorc. Seanca më e fundit e gjyqtarit përballë ish-kolegëve të tij, togave të zeza, është zhvilluar ditën e djeshme tek Krimet e Rënda. Pavarësisht caktimit të seancës gjyqësore për tu zhvilluar dje, seanca nuk është zhvilluar plotësisht pasi ish-gjyqtari Çobo kërkoi të njihej me të gjithë dosjen e Prokurorisë. Mësohet se i akuzuari për korrupsion pasiv u shpreh: “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”. Çobo pretendon se prokuroria, me qëllim denigrimin e figurës së tij ka shtrembëruar kontekstet e mesazheve telefonike. Nga hetimi ka rezultuar se në seancën e parë të procesit, ish-gjyqtari i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, ndërsa më pas i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”. Ish-gjyqtari Shyqyri Çobo u pezullua nga detyra me kërkesë të prokurorisë, pas hetimeve në bazë të kallëzimit nga shtetasja me inicialet I.T e cila ishte palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Gjithashtu bëhet me dije se nga vëzhgimi i tabulateve telefonike, rezulton se gjyqtari Çobo i ka dërguar shpesh mesazhe dhe e ka telefonuar kallëzuesen rreth 300 herë, në një periudhë kohore prej 3 muajsh. Shtetasja I.T megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë. Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari duket qartë tendenca e gjyqtarit ndaj 30-vjeçares. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

 

Mesazhet e dërguara nga ish-gjyqtari

Ish-gjyqtari i cili akuzohet për korrupsion pasiv, mësohet se e ka telefonuar rreth 300 herë gruan e cila ishte në proces divorci dhe gjykohej nga ai, por dhe i ka nisur një numër të madh mesazhesh. Ndër mesazhet e nisura janë:

  1. Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. “Performanca” juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. “Problemi” sinqerisht më diktoi keqardhje…Mos hezito me sms apo me tel…do të mirëpres. Respekte! Ok?
  2. “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??
  3. Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje..këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia..telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres..je shumë e këndshme..të adhuroj..më mirëkupto. Ok.!
  4. Uroj që në “Raportim” komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim..gjykoj se duhet të evitosh druajtjen…! Me vlerëso konfidencial dhe si “Mike” të hershme, do të mirëkuptoj..,Ok??
  5. Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfektë.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?
  6. “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikush atëherë ky është luks ”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here