Basha bleu 50 mijë ndjekës në Facebook/ Ironia e Manjanit: Këto like-t duhet të kushtojnë më pak se fotoja me Trump

0
86

Duket përjashtimi i ish-liderit historik të PD-së Sali Berisha i është kthyer në një lëvizje shumë të gabuar Lulzim Bashës, i cili pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet e zhvilluara, duket se largimi nga partia që i bëri ish-kryeministrit, e uli fare besimin që kishin demokratët për të.

Gjithashtu mbrëmë u zbulua se Basha kishte blerë 50 mijë ndjekësa të rinj në Facebook për të shtuar aktivitetin në rrjetin social. Por kjo nuk është hera e parë që Basha paguan për të tërhequr vëmendje, në vitin 2017 sipas disa medjave ai pagoi një shumë prej 700 mijë dollarësh një kompanie lobimi për të bërë një foto me presidentin e kohës të SHBA-së Donald Tramp.

Këtë gjë ka ironizuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili shkruan në rrjetin social Facebook:

Një drejtues opozite që harxhon 700 000 dollarë për të blerë një foto në amerikë (500 000 prej të cilave janë paguar jashtë llogarive zyrtare të PD), ç’i ka 50 000 like në Facebook.
Nuk e di sa kushtojë këto të fundit, por shumë më pak se foto e amerikës duhet të jetë…
Vetting posi!
Vetting për të tërë. Vetëm që neokomunistin që kapet në flagrancë duke blerë imazhin që se ka, jo!!!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here