Ua vjedh partneri jorganin gjatë natës, kjo pajisje e re do t’ua zgjedh këtë problem (Foto/Video)

0
169

Vjedhja e batanijes apo jorganit gjatë natës nga partneri, ka quar shpesh çiftet deri tek zënkat e ndryshme.

Por një pajisje e zbuluar së fundmi duket se do të ulë tensionet mes çifteve, e në veçanti tek ata të cilët kanë të ftohët edhe në ditët kur janë të nxehta, transmeton Telegrafi.

Nëse deri më sot keni qenë “viktimë’ e vjedhjes së batanijes apo jorganit derisa keni qenë duke fjetur, atëherë këtij problemi i ka ardhur fundit.

Një kompani amerikane ka prezantuar “Cover Clam”, një pajisje interesante që kapet në pjesën anësore të shtratit, përmes të cilët do të mund të mbani gjithmonë afër vetes batanijen, dhe nuk do të frikësoheni që natën do të keni ftohtë.

Kjo pajisje mund të rezistojë forcë tërheqëse prej 22 kilogramë, që natyrisht pak persona janë të fuqishëm derisa kthehen në njërin krah ia rrëmbejnë partnerit jorganin.

2

3

4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency