I helmojnë ushqimn, në gjendje të rëndë lideri i ISIS

0
186

Lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghadadi, thuhet se është sëmurë rëndë, pasi një vrasës i ka helmuar ushqimin.

Ushqimi i përgatitur për liderin e ISIS dhe 3 komandantë të tjerë të organizatës terroriste dyshohet se janë helmuar në jugperëndim të Nineveh.

Një burim tha për agjencinë irakene të lajmeve WAA se të katërt po vuajnë helmimin e rëndë dhe janë dërguar në një vend që nuk bëhet i ditur, nën masa të rrepta sigurie.

Grupi terrorist ka nisur një fushatë arrestimesh për të gjetur përgjegjësit.

Baghdadi konsiderohet si përgjegjësi për transformimin e grupit të shkëputur të Al-Kaedës, duke e kthyer atë në grupin e pavarur të ISIS, që është ndoshta organizata më e fuqishme dhe më e pasur xhihadiste në botë.

Nën udhëheqjen e tij, grupi ndërmori ofensivën ushtarake më të madhe në Siri në vitin 2013./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency