Shokuese, policia në hetim për një vrasës serial të 48 personave

0
164

Policia në Japoni është duke e hetuar një vrasës serial për të parë nëse ai është përgjegjës për vrasjen e të paktën 48 pacientëve të moshuar duke futur dezinfektues në infuzionet e tyre në spital.

Dyshimet kanë filluar kur një autopsi e dy të moshuarave tregoi se ata ishin helmuar në spitalin “Oguchi”, në Yokohama.

Sozo Nishikaëa dhe Nobuo Yamaki, që të dy 88-vjeçar, vdiqën më 18, respektivisht 20 20 shtator, pasi që infuzioni i tyre ishte administruar.

Hetuesit kanë gjetur në dysheme të spitalit 10 qese të papërdorura të infuzioneve me bira të vogla të shpuara, ku dy të moshuarit kishin vdekur, sipas the Japan Times.

Policia beson se i dyshuari mund të jetë një person i brendshëm me njohuri mjekësore.

Tani, policia po heton vdekjen e 46 pacientëve të tjerë të moshuar që nga korriku i këtij viti, të cilët po trajtoheshin në të njëjtin kat të spitalit me dy të helmuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency