Greqia në alarm pas deklaratës së Hahn për çështjen çame, dyshon për bashkëpunim Shqipëri-Turqi në ndryshimin e kufijve

0
158

Greqia është vënë në alarm ditë e fundit, nga frika se do i merren territoret, në lindje dhe perëndim të saj. Si për ironi, teksa nga njëra anë eurokomisioneri Johanes Hahn, deklaroi se çështja çame është ende e pazgjidhur nga ana tjetër Turqia ngriti pretendime për ishujt në detin Egje. Kjo gjë ka vënë në alarm një sërë portalesh dhe mediash greke, të cilat kanë hedhur dyshimet se bëhet fjalë për një plan të mirëmenduar midis dy vendeve. Portalet ditët e fundit kanë shkruar se këto dy vend aleate po tentojnë të marrin territoret e saj, teksa i kanë bërë thirrje qeverisë që të vihet me urgjencë në lëvizje dhe të marrë masa. Janë një sërë portalesh si “Crashonline”, “Saihel”, “Unpolitical”, etj, që kanë shkruar mbi këtë çështje me tituj: “Re të zeza po vinë mbi Greqinë nga Shqipëria dhe Turqia”, të gjitha kanë akuzuar qeverinë greke se nuk ka reaguar si duhet ndaj kësaj situate. Sipas tyre, Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira midis tyre dhe kjo përbën kërcënim për vendin.

“Qeveria greke për fat të keq nuk po bën asgjë për të ndalur agresionin dhe ‘ëndrrat’ e shqiptarëve për territoret tona. Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë në nivele shumë të mira dhe së bashku janë vënë kundër vendit tonë. Vetëm duke u bashkuar të gjithë grekët dhe duke bashkëpunuar me vende si Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria, pra vendet me ndikim rus në Ballkan, mund të ndryshojë situata, në mënyrë që të ndalim përbindëshat nacionalistë shqiptarë, të cilët duan që të ndryshojnë historinë”, ka shkruar portali “Unplitical”. Ndërsa portalet e tjera i kanë kërkuar qeverisë greke që të mos merret me licencat televizive, por të mobilizohet për të ndalur agresionin shqiptaro-turk. Po ashtu shumë media të tjera kanë sulmuar PDIU dhe çamët, me argumentin se kjo bëhet dhe falë ndikimit të tyre.

Greqia paralajmëron veton

Mediat greke kanë paralajmëruar se Greqia mund të vendosë veton për Shqipërinë sa i takon hapjes së negociatave. Deklarata e komisionerit Hahn ka ashpërsuar gjuhën e Athinës, dhe mediat kanë nisur të sulmojnë Tiranën. Dje shumë media kanë shkruar se vendi ynë falë Greqisë ka përfituar fonde nga BE, teksa është vënë në dyshim dhe integrimi nëse vijohet me pretendimet për çamët. Nga ana tjetër ka reaguar dhe eurodeputetja që i shkroi eurokomisioneri Hahn. Mari Spiraki përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj, Shqipëria ka përgatitur rreth 649 milionë Euro nga Bashkimi Evropian, teksa ka paralajmëruar se çështje e Çamërisë do zërë vend në progresraport. Po ashtu ajo ka përmendur periudhën kur ministri i Jashtëm grek vizitoi Tiranën. Sipas saj, ai u prit me protesta dhe Hahn nuk i ka parë. Deklarata e saj si duket ka qenë një paralajmërim për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo tregon se çështja çame kthehet sërish në mollë sherri mes dy vendeve. Pak ditë më par pati një tension të ngjashëm, ku Greqia ishte dhe kundër futjes së PDIU në qeveri, duke paralajmëruar veto në BE. Situata përsëritet dhe tensionet mes dy vendeve si duket do vijojnë të jenë afatgjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency