Itali/ Burri vetëdigjet me benzinë, tenton të djegë dhe gruan, hidhet nga ballkoni për të shpëtuar

0
142

Një shqiptar është vetëdjegur me benzinë pas një sherri që pati me bashkëshorten me të cilën është në proces divorci, në banesën e tyre në Milano të Italisë. Sipas mediave italiane, 42-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të djegieve që ka marrë në trup, ndërsa qëllimi i tij ishte të digjte edhe gruan e cila shpëtoi duke u hedhur nga ballkoni

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në apartamentin e çiftit në rrugën Molino Vecchio, në Gorgonzola (Milano).

Sipas policisë, rreth orës 18:40, burri dhe gruaja (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kanë nisur të diskutojnë lidhur me vendimin e gjykatës për ndarjen e tyre.

Burri ka hedhur benzinë (që e mbante në një bidon) në disa dhoma të banesës dhe ka tentuar të spërkasë edhe gruan e tij, një 41-vjeçare, pronare e një kompanie të vogël pastrimi.

Ai ka lagur edhe rrobat e tij me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ka ndezur një çakmak.

Gruaja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët dhe pas pak sekondash ka dalë dhe ai nga ballkoni.

Çifti ka tre fëmijë, 14, 22 dhe 23-vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency