Panariti takohet me ambasadorin egjiptian Khalil: Vlerësohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nivelin e bashkëpunimit dypalësh

0
136

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit,  Mohamed  KHALIL ku diskutuan mbi mundësitë e ekspertit të mollës së prodhuar në Shqipëri drejt Egjiptit.

Panariti informoi Ambasadorin Mohamed Khalil për interesimin e fermerëve shqiptarë kultivues së disa varieteteve të mollës për të eksportuar prodhimet e tyre ne tregun egjiptian. Në takim u ra dakord për organizimin e një takimi midis ekportuesve shqiptarë dhe atyre egjiptian dhe për formalizimin e një marrëveshje në këtë drejtim.

Ambasdori e Republikës Arabe të Egjiptit,  Khalil siguroi ministrin Panariti për angazhimin e tij për hapjen e eksporteve të molleve shqiptare në tregun egjiptjan dhe për identifikimin e produkteve të tjera të cilat kërkohen në vendin e tij.

Në këtë kuadër, ai shprehu besimin se takimi e realizuar me Ministrin e Bujqësisë së Republikës Arabe të Egjiptit,  Essam FAYED gjate Ministerialit e 13 Vendeve të Mesdheu, i organizuar nga CIHEAM dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave me 21-22 Shtator 2016 në Tiranë, ka nënvizuar disa drejtime konkrrete për hapjen e eksporteve për fruta/perime të freskëta shqiptare.

Ambasadori egjiptian vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona dhe nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur vullnetin e palës egjiptiane për forcimin e mëtejshëm të tyre.

Nga ana e tij, Ministri Panariti  theksoi se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimin ekonomik të Egjiptit dhe shikon këtë treg si perspektive për hapjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency