Aksidentet rrugore shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, e ku njëri prej tyre më problematiku është përdorimi i celularit gjatë kohës që drejton mjetin. Lidhur me këtë problem, gjobat për përdorimin e celularëvë në makinë do të jenë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Kështu është shprehur dhe ka konfirmuar sot eksperti i Policisë Rrugore, Ervin Dervishi. I ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report Tv, ai u shpreh se propozimet për këto gjoba vijnë pas një studimi ku është konstatuar se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Dervishi nënvizoi se pjesa më madhe e aksidenteve me pasoja të rënda për kalimtarët vijnë nga drejtues që përdorin vazhdimisht celularët duke drejtuar mjetin.