Teatri Mbretëror/ Ermonela Jaho mahnit Spanjën, nuk nguron të bëjë shqiponjën me dy duar

0
249

 

20160925093115319

Mediat spanjolle: Një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën. Me potencën vokale dhe me interpretimin brilant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara. Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello. Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare. Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa ka interpretuar rolin e saj në skenë. Mësohet se në skënë duke ndjekur shfaqen ka qenë dhe Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes. Një fund triumfal është cilësuar akti final i operës së famshme para të pranishmëve në Madrid të Spanjës. Duartrokitjet kanë zgjatur disa minuta për dyshen dhe për gjithë ekipin që në fund të operës mblidhet në skenë. Kunde konsiderohet ndoshta Otello më i mirë i të gjitha kohërave, njëjtë sikur Jaho nuk e lë pas performancën e Desdemonës, një rol i komplikuar e me plot emocione. Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës. Ambasadorja e kulturës shqiptare me talentin e saj të jashtëzakonshëm po i bën nder të gjithë shqiptarëve duke përfaqësuar denjësisht kombin në skenat operistike ndërkombëtare. Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira. Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askë ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë. Jaho pak kohë më parë performoi edhe në koncertin e madh në Romë për nder të Shenjtërimit të Nënës Terezë. Sopranoja shqiptare a kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency