Armando Sadiku është gati, në fushë që nesër ndaj Osmanlispor

0
170

Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare vjen nga Zvicra. Armando Sadiku ka lënë plotësisht pas dëmtimin dhe jo vetëm që do të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, por edhe do të zbresë në fushë që nesër në sfidën kundër Osmanlispor në Ligën e Europës me Zyrihun. Futbollisti shqiptar ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar në javën e kaluar dhe për ta vërtetuar këtë, është shfaqur në konferencën e sotme për shtyp përkrah trajnerit Uli Forte. “Në ditët e fundit mund të stërvitesha normalisht me ekipin. Unë po sigurohem që të jem i gatshëm për nesër në mënyrë që të ndihmoj skuadrën”, theksoi sulmuesi shqiptar para gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency