Hetimi administrativ i Manjanit për pronën te Gjiri i Lalzit, ja çfarë thotë gjyqtarja

0
186

Ndërsa për ministrin Manjani, hetimi administrativ ka zbuluar se Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë lidhur me çështjen e pronës tek Gjiri i Lalzit, gjyqtarja Joana Qeleshi duket se nuk tërhiqet nga vendimi i saj.

E pyetur nga “Ora News” për këtë çështje, gjyqtarja Qeleshi u përgjigj: “Kam folur përmes vendimit”.

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi, pas mbledhjes së fakteve dhe të dhënave ligjore lidhur me vendimin e saj për ti njohur familjes Selçuni një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për 42 mijë metër/katror tokë, ku po ndërtohej resorti nga biznesmeni amerikano-libanez Faadi Mitri, i cili e ndërpreu investimin dhe u largua nga Shqipëria, pasi u dhunua barbarisht në rrugën e Rinasit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency