Pas Parisit dhe Beogradit, Tirana më e shtrenjta/ A do të rriten çmimet e apartamenteve? Ja cilat janë zonat më të lira

0
131

Blerja e një apartamenti në Tiranë, çdo vit po kthehet në një mision të pamundur për familjet shqiptare. Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, e cila ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në muajt e në vijim.

Emigrantët, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit por dhe të huajt janë disa nga shkaqet kryesore që kanë çuar në këtë rritje. “Ka gjithmonë kërkesa sidomos nga Europa Perëndimore që vijnë dhe blejnë në Shqipëri, ka bërë dhe rritjen e kërkesave,” – u shpreh agjentja imobiliare, Romina Elezi.

Nga ana tjetër vendasit, janë ata që preken më së shumti nga kjo rritje. Jo të gjithë ata që kërkojnë të zotërojnë një banesë e arrijnë këtë gjë. Familjeve shqiptare, u duhet të bëjnë disa kompromise, për të gjetur shtëpinë e ëndrrave. “Më shumë kërkesa ka për 1+1, janë të rinj që duan të jetojnë veç plus dhe investitorët i blejnë dhe i lënë me qira. 3+1 shumë pak pasi nuk ka më familje të mëdha, nëse do marrim një buxhet 60-70 mijë euro, 1+1 mund të gjejmë pasi 2+1 nuk ka më,” – tha Elezi.

Një tjetër problem që po hasin qytetarët është fakti që edhe pallatet e ndërtuara më herët, kanë të njëjtën vlerë në çmimin për metër katror, si një ndërtim i ri. Agjentët imobilarë thonë se shteti ka çmime referenca, por duhet bërë një kontroll për të parë nëse po zbatohet apo jo. Në Tiranë, apartamentet janë shtrenjtuar me ritme të shpejta. Në kullat në qendër çmimi ka arritur deri në 6 mijë euro për metër katror, ndërsa në periferi tashmë luhatet në 1000 euro/m2 dhe në zonat brenda Tiranës në rreth 1500-3500 euro, në varësi të pozicionit.

“Aktualisht Astiri është i preferuar për shkak të çmimit më të ulët, plus zhvillimit. Zonat më të preferua do përmendja liqenin, të dytën do përmendja qendrën, rrugën e barrikadave, por buxheti është më i lartë. Ata që kanë buxhet të ulët është Fresku, Astiri dhe Yzberishti,” – u shpreh Elezi. Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here