Google shkel premtimin e privatësisë

0
195

Gjihmonë kur përdorim aplikacione të reja i bëjmë pyetje vetes nëse ky aplikacion është i sigurt apo jo. Por në dis raste vetëm nga emri i përdoruesit ne kemi besimin se shkalla e sigurisë do të jetë e lartë. Kur përmendet emri Google duket se gjithçka është në rregull dhe e sigurt. Por jo. Aplikacioni i prezantuar së fundmi nga gjigandi google nuk na garanton për siguri.  Në muajin maj motori i kërkimit prezantoi Allo, një aplikacion i gjigantit amerikan të teknologjisë për të komunikuar. Ky aplikacion u prit mirë nga përdoruesit dhe pati shumë përdorues. Por google me këtë aplikacion bëri disa shkelje në privatësisë,  sepse ruante në serverat e saj të dhënat e përdoruesve por sipas kompanisë do të ishin të përkohshme. Google shpjegonte se  do të qëndrojnë për pak kohë për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit dhe më pas nuk do të ruhet më asgjë në servera. Në atë atë kohë, kompania tha se përkohësisht do të ruante të dhënat në serverat e saj, por duke garantuar se në to nuk do të kenë akses as autoritetet amerikane apo kushdo tjetër. Por edhe pse kanë kaluar shumë muaj që nga publikimi i këtij aplikacioni, Google jo vetëm që ruan ende në serverat e saj bisedat mes përdoruesve të aplikacionit, por regjistron edhe të dhëna të tjera të ndjeshme të privatësisë.  Këtë lajm për përdoruesit e këtij aplikacioni e  ka zbuluar forumi teknologjik “The Verge”.  Sipas tyre gjigandi amerikan ka të dhënat e të gjithë përdoruesve të Allo. Google heshti fillimisht ndaj lajmit në fjalë, por më pas e pranoi këtë dhe bëri një hap pas duke përditësuar aplikacionin dhe duke u mundësuar vetë përdoruesve që të zgjedhin se çfarë informacionesh dëshirojnë të ndajnë me serverat e Google. Edhe pse kompania bëri këto ndryshime përsëri shkalla e sigurisë për këtë apliakocion është përsëri shumë e vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency