Edhe kështu edhe ashtu!

0
187

Rama: Importi i plehrave, është ekonomi për vendin. Proccesi i shëndetshëm në ccdo aspekt

“Armiku më i madh i riciklimit është mafia. Do marrim lëndë të parë me vlerë që rikthehen në treg”

 

Ndonëse përballja me argumenta e debate në rastet e një çështjeje problematika zhvillohet me palët kundërshtuese, kryeministyri Rama kishte menduar dje për një lloj tjetër argumentimi të ligjit për importin e plehrave. Në Kryeministri, Rama mblodhi Shoqatat e Ricikluesve dhe foli me to lidhur me këtë çështje, në kohën kur këto shoqata janë ndër palët më të interesuara për miratimin e këtij ligji. Në fjalën e kreut të qeverisë nuk munguan etiketimet si “sharlatanë” për ata që e kundërshtonin ligjin dhe si të “shëndetshme” për mbetjet që pritet të importohen. Po ashtu sipas Ramës, duhet të mos përdoret etiketimi për plehra, pasi këto lloj mbetjesh sipas tij blihen në ankande, dhe janë pjesë e bursës.

 rama-26-655x356

Takimi

Rama deklaroi dje se me ligjin e ri nuk do të importohen mbetje të rrezikshme, ndërsa tha se

se bëhet fjalë për një proces të shëndetshëm. “Është e thjeshtë, së pari, këto mbetje të gjithë duhet ta kuptojnë , s’janë plehra, por lëndë e parë me vlerë. Armiku më i madh i riciklimit është mafia. Ky është një proces i shëndetshëm në çdo aspekt. Shartalarizmat nuk kanë lidhje më këtë proces. Këtu është rasti për t’i thënë që Rama e hëngri fjalën. Nuk do lejohen të importohen plehrat në Shqipëri. Ne këtu nuk flasim për plehra. Këtu nuk e cënojnë natyrën. Për këdo që do të dëgjojë është shumë e thjeshtë të kuptojë”- tha ai. Mw tej kreu i qeverisw tha se mbetjet nuk  i dhuron kush dhe se ato jane lende per ekonomine. “Ky ligj e vë Shqipërinë në direktivat e BE mbi menaxhimin e mbetjeve dhe është një hap që ka vetëm të mira publike dhe padyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur ta zhvillojmë, pa të cilën nuk mund të ketë një Shqipëri më të pastër. Në tetor të 2013, kur ne bëmë anullimin e ligjit problematik për të cilin u zotuam, ne kemi theksuar në vetë ligjin e ndryshuar se pjesa që ka të bëjë me mbetjet e gjelbërta është e përkohshme deri në marrjen e amzave të nevojshme dhe organizimin për të jetësuar këtë aspekt. Bëhet fjalë për mbetje që nuk t’i dhuron askush. Është lëndë e parë që sjell përfitim ekonomik. Ligji është më i kufizuari edhe në raport me direktivën nëse krahasohemi me Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë, pa shkuar në Maqedoni që e ka të lejuar edhe importin për qëllim përpunimi të listës me rrezikshmëri”. Po ashtu duke i mbetur argumentit sipas tw cilit doganat tanimw janw mw tw kontrolluar, Rama tha se  asnjë lëndë e rrezikshme nuk do hyjw nw vend. “Ne kemi krijuar një Inspektoriat Shtetëror, mjedisi dhe agjencinë kombëtare të mjedisit që kanë dy vite që trajnohen nga Interpol e Europol për funksionet e tyre, për monitorimin e lëvizjes kufitare të mbetjeve në kohë reale. Doganat tona kanë marrë vlerësimin nga Komisioni Evropian që nuk e kishin në vitin 2013. Në pika doganore ka kontroll radio-metrik për cdo përbërje radioaktiviteti në mallrat që hyjnë e dalin”. Ndwrkaq kryeministri tha se armiku më i madh i riciklimit është mafia. “Armiku më i madh i riciklimit është mafia. Në Napoli është e pamundur sistemi i diferencuar i mbetjeve në burm, pasi kërciste dinamiti për të mos e lejuar këtë gjë.

Beteja në Napoli është e atyre që groposin e që duan të kenë monopolin e plehrave me shtetin. Nuk ka sens. Pse Europa i shet kur mund t’i riciklojë?? Janë lëndë të para me vlerë që rikthehen në treg dhe mbi të gjitha është e paimagjinueshme ti thuash vetes ambientalit e të jesh kundër riciklimit. Promotorët e riciklimit janë ambientalistët”.

 

berisha

Berisha: Rama perseriti nje fjalim tim në 2013 por jo vendimin tim per referendumin!

Ish-kryeministri Berisha deklaroi dje se pasardhësi i tij Edi Rama ne nje akt pabesie ekstreme, dhe arrogance te papermbajtur, riktheu ligjin per importin e mbetjeve jeshile, te cilin ai e abrogoi ne perputhje me zotimin elektoral qe ne javet me te para te ardhjes ne pushtet. “Ne kete akt tradhtie te hapur, pabesie ekstreme dhe superarrogance ndaj te gjthe shoqerise civile, aleate te tij kunder importit te plehrave por dhe dhjetrra mijra qytetarve qe firmosen peticionin per referendum per ndalimin e importit te plehrave, ne vend te nje ndjese publike per mashtrimin dhe paftyresine e radhes ai, ne menyre te paskrupullt, ju lexon shqiptareve si te vetat fjalimet e mia per listen jeshile te vitit 2013 por nuk thote nje fjale per referendumin qe ishte caktuar nga presidenti i republikes te mbahej ne dhjetor te vitit 2013”. Më tej Berisha tha se nuk mohonte se ato ishin fjalimet e tij por sqaroi se,: “Pavaresisht nga mendimet e mia, duke ditur problematiken dhe shqetesimin e ligjshem qe krijon tek çdo qytetar rreziku i importit te plehrave, vendosa per ti hapur rrugen referendumit ne menyre qe çdo qytetar te shprehe me voten e tij qendrimin individual ndaj ketij problemi shume te ndjeshem per qytetaret e vendit. Mirepo Rama sapo erdhi ne pushtet abrogoi ligjin dhe deklaroi se nuk ka nevoje per referendum pasi kjo gje nuk do te ndodhe kurre! Kurse tani reciton si papagall fjalimet e mia dhe nuk kerkon as ndjese per aktin e tij jo civil, arrogant dhe primitiv dhe nuk thote nje fjale te vetme per referndumin popullor si kushti me themelor per te vendosur per kete çeshtje”,.

 

Rama në grupin  e PS: Kujdes debatin me PD për plehrat

Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste u karakterizua dje në diskutimin e temave të ndryshme aktuale. Kryeministri në fjalën e tij pa media përballë deputetëve të PS u ndaol vecanërisht në ligjin për importimin e mbetjeve të ngurta për riciklim në Shqipëri, duke këshilluar ligjvënësit e tij të kenë kujdes në debatin për këtë cështje. “Kini kujdes me ligjin e plehrave dhe debatet e PD për këtë ccështje”, mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë. Po ashtu ai ka urdhëruar deputetët që të jenë të pranishëm në studio të ndryshme televizive ku diskutohet për këtë çështje për të mbrojtur me forcë ligjin, duke vënë theksin tek ndryshimet që ai ka me ligjin e kaluar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency