Arrestohen 2 të rinj në Durrës, posedonin armë zjarri dhe kokainë

0
163

Policia e Durrësit gjatë ditës së djeshme,  në kuadër të zbatimit të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore.

Kanë ushtruar kontroll të përgjithshëm të territorit të Qarkut Durrës, automjeteve dhe personave për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike apo të çdo sendi të paligjshëm.

Janë kontrolluar rreth 150 automjete dhe janë shoqëruar 12 shtetas për verifikim.

Në vijim  të kontrolleve Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flgrancë të shtetasve të mëpsohtëm:

  • Ledian Lato 28 vjeç, banues në Tiranë;
  • Eriseld Begaj 29 vjeç, banues në Durrës.

Lato udhëtonte me automjetin tip Honday me targa AA 839 AP dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e krahut(marsup)i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri tip pistoletë, modeli E-Col Special dhe
-një krëhër me 5 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Begaj,  në lagjen Nr.8 Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 278, 283/1 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency