Kishte humbur prej disa kohësh! Ish deputeti i PS: Dua dhe unë të lexoj me Kumbaron, Xhackën dhe Spiropalin…

0
161

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj ka ironizuar me deklaratën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka përfshirë dhe Olta Xhackën dhe Elisa Spiropalin.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit” , shkruante në një status të sajin pak ditë më parë Kumbaro me rastin e një fushate kombëtare sensibilizuese për leximin e librave.

Histerisë në rrjet pas kësaj thënie të kopjuar të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, i është bashkuar edhe ish-deputeti rilindas, Eduard Ndocaj. Kaubojsi i ngazëllyer si adoleshent nëpërmjet një statusi dhe disa fotomontazheve shpreh merakun e vjetër dhe dëshirën që ende ka, që edhe ai të “lexojë” me gratë eksponente të Rilindjes, ministret Mirela Kumbaro e Ota Xhaçka, por pa harruar Elisa Spiropalin.

Thënia e mësipërme është marrë nga mesazhi i një regjizori të njohur, i cili me një gjuhë të drejtpërdrejtë kërkonte sensibilizimin e mbarë botës, për të lexuar sa më shumë. Dhe në atë kohë, John Samuel Ëaters, në fakt ja arriti qëllimit sepse vulgariteti i tij u kuptua, se përdorej për një qëllim fisnik siç është libri.

Por këshilltarët e Kumbaros, apo jo vetë, duke dashur që të tregohen “origjinalë” nuk e kanë cituar shkrimtarin, duke e lënë shprehjen e fortë në gojë të ministres sonë të Kulturës dhe si gjetje të saj, duke stonuar aq keq, sa që u detyrua që të japë më pas një shpjegim.

Ky “keqkuptim” ngjalli revoltë, por më shumë u kthye në rrjet një sebep humori, deri në vulgar. Këtyre të fundit u është bashkuar edhe ish-deputeti i Rilindjes, i “flakur” prej Ramës në zgjedhjet e kaluara, i cili nuk lë rast pa u `hakmarrë`. Këtë herë ai shpreh dëshirën dhe vullnetin, që të lexojë “fortë” së bashku me disa nga gratë më simpatike të Rilindjes. “Dua te lexoj edhe un me ministren Kumbaro , me ministren Gjaqka dhe Spiropalin”, shkruan ish-deputeti i Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here