Durrës/ Aksidenton për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Fllakë-Fshati Rinia, shoferi largohet nga vendngjarja

0
201

Një i moshuar 76 vjeç u aksidentua për vdekje në aksin rrugor Fllakë-Fshati Rinia.

“Më datë 24.09.2016, rreth orës 19:00,  më afërsi të kryqëzimit të rrugës Fllakë- fshati Rinia, një automjet, ka aksidentuar shtetasin H.A. 76 vjeç, banues në fshatin Qerret. Për pasojë shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës”, deklaron policia. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Largimi nga vendi i aksidentit”parashikuar në nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency