Intervista/ Basha: Çfarë do bëjmë për zgjedhjet e 2017-ës, si i përgjigjem “debatuesve” të brendshëm në PD

0
169

“Sa herë që Sali Berisha të dojë, do jetë në listen e deputetëve, për shkak të kontributikt që ka dhënë në Partinë Demokratike. Për të gjitha rastet e tjera do veprohet në bazë të statutit”

 

Kryedemokati Lulzim Basha, i ftuar mbremjen e djeshme në emisioni Opinion, deklaroi se qëndrimi i partisë Demokratik për ligjin e mbetjeve të plehrave ndryshoi për shkak të vullnetit të qytetarëve, por edhe prej bindjes, se pas këtij ligji fshihet mafia ndërkombëtare e plehrave. Ai theksoi se opozita do të jetë në krah të qytetarëve në këtë betejë, ndërsa foli për zgjedhjet e Dibrës, në të cilat, sipas shefit të selisë blu u rrembye vullneti i qytetarëve. Basha komentoi kritikat brenda kampit blu,duke theksuar se në Partinë Demokratike ka hapsirë pwr debat. Lideri I të djathtëve u shpreh se opoizita synon të bashkojë shqiptarët që nuk duan drogën dhe  banditët në mënyrë që të mundë kartelin e krimit në zgjedhet e 2017-ës. 

 

Cili është qëndrimi juaj për ligjin e mbetjeve?

Qëndrimi per ligjin e sjellë nga Rama për importim e mbetjeve, është një qëndrim kundër dhe vota e Partisë Demokratike do të jetë kundër këtij ligji.5 vite më parë kaluam një ligj për riciklimin, ne menduam se bëmë gjënë e duhur në atë kohë. Donim të përmirësonim industrinë e riciklimit, morën ekspertë të Komisionit Europian. Ligji u anullua nga kjo qeveri. Qëndrimi ynë për ligjin ka evoluar. Sepse qytetarët mblodhën firma për një referendum kundër këtij ligji. Edi Rama po pret në besë qytetarët që u premtoi shfyqëzimin e ligjit. Ky ligj kalon në një konteks kriminal.

Përse ndryshoi mendimi juaj për ligjin e importit të mbetjeve?

Qëndrimi ynë ka evoluar prej leximit të vullnetit popullor. Ka pasur një dilemë, nga fakti që Partia Demokratike ka qenë propozuese e këtij ligji, kur ishte në qeverisje, por në një tjetër konteks. Është dhe bindja jonë, se ky ligj nuk bëhet për motivet e duhura.

 

Por kush fshihet pas këtij ligji?

Po luhet në fasadë, me atë që ka ngelur nga industria  e riciklimit, por pas këtij ligji në fakt fshihen peshq të mëdhenj.Ne kemi bindjen se pas kthimi të këtij ligji, fshihet një aferë e pastër korruptive, fshihet mafia ndërkombëtare e plehrave. Motivi i dytë, është sensitiviteti ndaj qytetarëve, që duhet ta tregojmë, duhet ti dëgjojmë këta qytetarë, sepse janë 64 mijë qytetarë që kanë firmosur kundër këtij ligji.

 

Ju thatë se janë struktura të mafies ndërkombëtare të plehrave që fshihen pas këtij ligji. A keni prova konkrete për këtë? Cilat janë hapat tuaj të mëtejshëm që do të bëni?

Opozita është në gjurmë të fakteve konkrete, dhe të personave që kanë interesa mafioze. Dua tu them qytetarëve që prej sot, do na kenë në krah. Dhe Partia Demokratike do të hap një konsultë edhe me industrinë e riciklimit, që të bëhet më e mira për këtë çështje. Opozita do të jetë në krah të kolaicioni kundër mbetejeve.

 

PD humbi në Dibër. Cfarë i dështoi PD në Dibër?Cila është përgjegjësia juaj në këtë humbje?

 

Zgjedhjet në Dibër ishin zgjedhje të pjesshme lokale. Dibra është një rast specifik, sepse u rrëmbye vullneti i qytetarëve. Shumica prej jush ka marrë në analizë numrat, 400 vota më shumë, nga viti 2015. Kur qeveria, ka shkuar në përkeqësim të thellë, rezultati në Dibër shumëfishohet. Ne organizuam një fushatë, pati një fushtë nga PD, me një program dhe me një kandidat.Shkuam derë më derë, takuam ,gra, fermrë, të papunë, çuam një kandidat, një profesor, që çmohet për veçoritë  e tij, akademike dhe profesionale, i cili prezantoi një program konkret. Mazhoranca solli persona me precedent penal, Arben Ndokën, njerëz të hurit dhe të litarit, njerëz të krimit, solli biznesmenë, të majmur me paratë e shtetit, si Sadri Abazi. Së treti segmente të policisë, të arsimit, të shëndetësisë u ngitën në këmbë dhe bënë presione. Ata asgjesuan, programin dhe kandidatin, e kthyen në një betejë të kartelit të drogës  me qytetarët dhe opozitën.Ajo që ndodhi në Dibër, u shpalos para çdo qytetari nga rastet e blerjes së votës, të paraqitura  në media.

 

Cila është përgjegjësia juaj si Parti Demokratike, dhe e juaj personale?

Ishte prania jonë aty, që humbja  mos të merrte përmasa katastrofike. Ishim përgatitur për 14 mijë vota diferencë. Këtë vit qeveria që kaloi, nuk solli një lekë investime në Dibër, pati emigracion masiv, e ngopi Dibrën me drogë, paratë që mund të shkonin për investime ja dha Sadriut. Opozita, këtë vit që shkoi, miratoi ligjin për dekriminalizimin, ndaloi puçin e Ramës për kapjen e drejtësisë dhe arriti të bëjë me konsenus një paketë të ndryshimeve kushtetuese, denoncoi aferat korruptive të qeverisë.

 

Si e shpjegoni që partnerët ndërkombëtarë nuk kanë deklarata për parcelat me hashash? A ka pasur një ftohje të ndërkombtarëve me Partinë Demokratike?

Kjo  nuk tregon asnjë thyerje , asnjë ftohje. Përgjegjësia është e jona. Nëse krijohet bindja që shqiptarët nuk kanë kulturën demokratike, mos prit të reagojë faktori ndërkombëtar.Përgjegjësia është e jona për të bindur që shqiptarët meritojnë shkallë të njëjtë demokracie, si italianët, si amerikanët.

 

Ka pasur zëra kritikë edhe brenda partisë Demokratike nw lidhje me humbjen nw Dibwr..

Zëra brenda PD ka pasur dhe do të ketë, debate i lirë është vital për partinë në opozitë, kanë hapsira, nuk kanë as një pengesë për debat.  PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka hapsirë për debat. Ka pjesë të vlefshme, ka pjesë të diskutueshme në ato kritika. Debati i një palë zgjedhjeve që nuk ishin zgjedhje, por radiografia sesi Rama do të shkatërrojë zgjedhjet e ardhshme . Sepse në këto zgjedhje u shkatërrua procesi politik.

 

Keni një defekt ju si parti Demokratike?

Ka gjëra që Partia Demokratike mund ti kishte bërë më mirë, por në këtë betejë, partia Demokratike, mori masat për tu përballur me një kartel droge, për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dibrës. Dhe ne morëm vendimin e duhur, vendosëm një kandidat të ndershëm, çfarë duhet të vinin atje, një bandit. Kandidati është diskutuar  për dy javë me strukturatat e Dibrës.

Cfarë do bëni në 2017?

Shqipëria ka një problem të madh pëprara. Oligarkia do tentojë të asgjesojë të vetmen forcë, që do ta asgjesojë atë, votën e lirë. Kjo qeveri është e rënë moralisht. Kjo është sfida e opozitës. Si do ti themi qytetarëve shqiptarë, se duke votuar për ne, nuk kanë votuar për ndryshimin e pushtetin, por për të ndryshuar jetën e tyre.  Ne do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve, që nuk do drogën, nuk do banditë.  Ndërsa Rama, ka bërë një aleancë me krimin për vota dhe para.

A do të jetë Sali Berisha në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2017?

Sa herë që Sali Berisha të dojë, do jetë në listen e depuetëve, për shkak të kontributikt që ka dhënë në Partinë Demokratike.

Po zonja Bregu dhe  Zotin Selami?

Për të gjitha rastet e tjera do veprohet në bazë të statutit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency