Tragjedia në Tiranë/ Flet shoku i Arielës: Ata takoheshin çdo ditë deri sa …

0
264

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme mbarë opinionin publik, ku një 23-vjeçar vrau 21-vjeçaren Ariela Murataj për shkak se kjo e fundit nuk pranonte lidhjen me të.

Aldosen Belulaj nuk pranonte refuzimin e vajzës dhe vendosi pikërisht ditën e sotme t’i jepte fund jetës së saj duke e qëlluar me pesë plumba dhe më pas qëlloi dhe veten e tij në kokë.

Ngjarja ndodhi pranë Fakultetit të Infermierisë në kryeqytet, ku 21-vjeçarja, studente në vitin e tretë për Drejtësi, po shkonte tek e motra.

Ndërkohë vetëm pak çaste më parë ka folur dhe shoku i ngushtë i Arielës, i cili ka thënë se Aldoseni dhe Ariela kanë debatuar para fakultetit dhe se ai e takonte shpesh.

Gerald Quku ka thënë:

Ariela ishte shumë vajzë e mirë, e sjellshme dhe mësonte shumë. Ajo me tregonte se ishte në lidhje me dikë por një djalë e ngacmonte gjithmonë. Me aq sa mbaj mend Ariela dhe Aldoseni shkonin mirë bashkë, dilnin për kafe, party kudo. Por siç duket atij nuk i ka pëlqyer ideja që ajo ishte e lidhur. Ai e takonte kudo, në shkollë pothuajse çdo ditë. Një herë ata debatuan në mes të oborrit të shkollës me zë të lartë që prej asaj dite se kemi pare më ta takonte deri sa morëm vesh këtë fatkeqësi të sotmen. Nuk e di pse shkuan gjerat deri në këtë pikë. Ngushëllime familjes për humbjen e tyre kaq të madhe” /Dirtare.net.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here