Sekuestrimi i pronës së biznesmenit/ Bashkia Durrës: Trualli jo në pronësinë tonë

0
221

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas sekuestros të pronës tek Gjiri i Lalzit ku do të ndërtohej resorti nga biznesmeni libanez. Në një deklaratë për mediat bashkia thotë se “Procesi gjyqësor civil i diskutuar dhe i bërë publik në disa media, ka nisur më datë 16.07.2015 dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës së Shkallës së Parë ka nr. 457, datë 25.03.2016.”

Sipas bashkisë “si gjatë gjykimit të cështjes edhe kur ka përfunduar ky gjykim civil në datën 25.03.2016, ngastrat pyjore nuk ishin në pronësi të Bashkisë Durrës, pasi ato i janë kaluar bashkisë më vonë në kohë, konkretisht me VKM nr. 433, datë 08.06.2016.”

Deklarata e plote e bashkise Durres

Në lidhje me çështjen gjyqësore para Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës me palë paditëse Pal Seçuni dhe i paditur Bashkia Durrës, Avokatura e Shtetit Durrës, kërkojmë të sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Pyjet dhe kullotat publike janë transferuar në pronësi të bashkive (konkretisht Bashkisë Durrës) me VKM nr. 433, datë 08.06.2017. Procesi i marrjes në dorëzim të fondit pyjor sipas kësaj VKM-je akoma nuk ka përfunduar.

Procesi gjyqësor civil i diskutuar dhe i bërë publik në disa media, ka nisur më datë 16.07.2015 dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës së Shkallës së Parë ka nr. 457, datë 25.03.2016.

Pra, si gjatë gjykimit të cështjes edhe kur ka përfunduar ky gjykim civil në datën 25.03.2016, ngastrat pyjore nuk ishin në pronësi të Bashkisë Durrës, pasi ato i janë kaluar bashkisë më vonë në kohë, konkretisht me VKM nr. 433, datë 08.06.2016./ ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency