Ja pse merret gjaku i deleve në QSUT (Foto)

0
199

Mëngjesin e sotëm u bënë publike disa foto në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku disa mjekë e infermiere i merrnin gjak një dashi. Fotot u bënë virale në rrjet, ndërsa ka reaguar edhe QSUT.

Shërbimi i Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka sqaruar se: “Fotoja e shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale është një procedurë rutinë e Shërbimit të Mikrobiologjisë. Gjaku i deshëve përdoret për përgatitjen e terreneve për kultivimin e mikroorganizmave të mundshme në një mostër klinike.

Sistemi i mbledhjes së gjakut nga dashi, realizohet nëpërmjet tubave të posatshëm steril dhe përpunohet nga Shërbimi i Mikrobiologjisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency