Debatet e ashpra në Kuvend/ Berisha: Ju nuk fluturoni me pras, por me para

0
161

Avioni në Ishëm ka rikthyer sërish debatet në Kuvend, lidhur me dyshimet për trafikun ajror të lëndëve narkotike. Me një gjuhë të ashpër, ish-kryeministri Berisha ironizoi maxhorancën duke thënë se: “Ju nuk fluturoni me pras nga mbrapa, por me para”.

Nga vendi, deputeti Taulant Balla e kritikoi Berishën për gjuhën e përdorur, por ja ktheu në të njëjtën gjuhë: “Atë mbaje vetë, se ne nuk e mbajmë dot”.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, siguria kombëtare e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë me e kërcënuar se tani.

“Një vend anëtar i NATO-s s’mundet kurrë të bëhet kërcënim për aleatët e vet, me kanabis. Kemi detyrime ndaj shqiptarëve dhe aleatëve tanë. Dora e zezë e ISIS s’ka asnjë pengesë që të shtrihet. Dhe pastaj çfarë do thoni ju, aleatë të NATO-s që financojnë shtetin më terrorist të kohërave.”- deklaroi Berisha.

Sakaq, deputeti Berisha ka pasur edhe një përplasje edhe me kolegun e tij të majtë, Paulin Stërkaj. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë kohës që po flsite për kanabisin në vend, Berisha iu drejtua Stërkajt: Shko mësoja në Gonisht lahutën atij ti. E di shumë mirë ti të kujt janë parcelat me kanabis por hesht më mirë.

Një tjetër debat që nuk u dëgjua në Kuvend, por që acaroi ish-kryeministrin e vendit ishte ajo me deputetin Rakip Suli.

Rakip Suli: Të bëhet reforma se ngelët duke përhapur panik

Sali Berisha: Mund të të jap një përgjigje të keqe, po mbylle gojën

Rakip Suli: Prit prit se do ta shohësh..

Berisha – Metës: Zoti kryetar a mund ta mbyll gojën ai atje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency