Tërmete të njëpasnjëshëm në Japoni, shikoni fotot e tmerrit të kaluar

0
67

j2 j3 j4 j5 j6 j7 j8 j9

 

 

 

Police officers conduct a search operation near the damaged houses in Minamiaso, Kumamoto prefecture, southern Japan Saturday, April 16, 2016. Powerful earthquakes a day apart shook southwestern Japan, trapping many beneath flattened homes and sending thousands to seek shelter in gymnasiums and hotel lobbies. (Shohei Miyano/Kyodo News via AP) JAPAN OUT, MANDATORY CREDIT

 

Disa tërmete me radhë kanë goditur këto ditë Japoninë, duke e çuar në 32 numrin e viktimave. Të plagosurit numërohen në rreth 1500, ndërsa rreth 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 400 mijë pa ujë.

Trupat e ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit të tjerë nxituan të nxjerrin trupat dhe të plagosurit nga rrënojat, ndërsa shumë banorë janë evakuuar.

Reshjet e shiut pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën.

Banorët janë në mjedise të hapura nga frika e lëkundjeve të tjera të mundshme, ndërsa pritet që mbi ta të përplaset edhe fortunali. Pamjet tregojnë banorët e mbuluar me batanije, të ulur  ose të shtrirë pranë njëri-tjetrit në qendrat e evakuuimit.

Shumë rrugë janë ndërprerë, ndërsa ka edhe ura të shkatërruara.

Dita sot është provë e madhe për të gjithë ne”, tha Kryeministri Shinzo Abe, i shqetësuar për vështirësitë e motit që po ngadalësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Policia ka marrë raporte të 97 rasteve të njerëzve të bllokuar apo varrosur nën ndërtesat e rrënuara, ndërsa 10 persona u shpëtuan gjatë rrëshqitjes së dherave.

David Rothery, profesor i Gjeoshkencave planetare në Universitetin e Hapur në Britani, tha se tërmeti i sotëm ishte 30 herë më i fuqishëm se sa ai i natës së të enjtes.

Një shpat mali u ça nga rrëshqitja e dherave, ndërsa krisja e përshkoi nga maja e deri në autostradën që kalonte rrëzë tij. Në një fshat, disa shtëpi kanë mbetur me dyshemenë pezull mbi humnerën që është hapur poshtë tyre.

Kyushu, vullkani më i madh aktiv në japoni, shpërtheu për herë të parë pas një muaji, duke e çuar tymin në mbi 100 metra.

Fatmirësisht, nuk janë raportuar anomali në centralin bërthamor të ngritur në zonën e goditur nga tërmetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here