Aksidenti në Lezhë, zbulohet emri i viktimës

0
321

Policia e Lezhës ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Shkodër afër kryqëzimit të Blinishtit.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore paraprake, është konstatuar se janë përplasur mjetet tip Audi me targë AA374AR  dhe mjeti tip Benz me targë AA182LZ.

“Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmira Ndregjoni 54  vjeçe, banuese në Tiranë,  e cila ishte pasagjere në mjetin Benz së bashku me 3 të tjerë , konkretisht shtetasin  S.N., i cili ndodhet  në spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe shtetasin A.N. ( drejtuesi i mjetit )  dhe shtetasen  F.N. të cilët  janë nisur në  Qendrën e Traumes në Tiranë .

Në mjetin “Audi”   udhëtonin  shtetasi N.N. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder dhe shtetasi  E.N.i cili ndodhet  në Qendrën e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency